Ronaldo vazhdon te një skuadër e madhe evropiane, që luan në Champions?!

Kristiano Ronaldo aktualisht është me kombëtaren portugeze në Kupën e Botës në Katar dhe së fundi ka ndërprerë kontratën me Mançester Junajtedin.

Portugezi thuhet se ka oferta të pasura nga Arabia Saudite dhe SHBA, por Neville beson se Ronaldo do të vazhdojë karrierën e tij në një klub evropian.

“Unë mendoj se Ronaldo do të kërkojë një klub të madh, i cili do t’i ofrojë një kontratë për katër ose pesë muaj. Në atë klub, ai do të ketë një rol vendimtar në elitën e futbollit evropian. Mendoj se ky është prioriteti i tij, sepse ai dëshiron për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të qëndruar në nivelin më të lartë”, tha Nevill.

LEXO EDHE:

Back to top button