Mbi 150 civilë janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftës

Mbi 150 civilë janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftës

Më shumë se 150 civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë dhe 678 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet me bomba dhe raketa ruse që nga fillimi i luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në hapjen e Forumit të Investimeve në Kiev, i cili po zhvillohet në Bruksel.

“Ukraina ka luftuar dhe ka fituar për më shumë se nëntë muaj pavarësisht epërsisë ushtarake të armikut, pavarësisht terrorit të plotë që Rusia ka lëshuar kundër civilëve ukrainas”, tha kryebashkiaku i Kievit.

Në veçanti, 678 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar vetëm në Kiev si rezultat i sulmeve me bomba dhe raketa.

Bëhet fjalë për më shumë se 350 ndërtesa banimi, 77 shkolla, 80 banesa dhe shërbime publike, 25 infrastruktura transporti dhe 26 objekte shëndetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button