Ronaldo zgjedh klubin e ri, do të fitojë 200 mln euro në vit!

Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan për një akord të arritur tashmë mes Kristiano Ronaldos dhe Al Nassr.

“Lojtari 37-vjeçar është afër mbylljes së marrëveshjes me Al Nassr nga Arabia Saudite. Angazhimi (nënshkrimi) do të jetë për dy sezone e gjysmë. Shuma e operacionit është 200 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjet e pagave dhe reklamave,” raporton “AS”.

CR7, pasi rruga evropiane e tij duket të jetë shteruar, ka vendosur ta ulë diapazonin konkurrues, por është më shumë se i kompensuar nga aspekti ekonomik. Asnjë ekip nga kontinenti i vjetër nuk i afrohet as propozimit të bërë nga skuadra arabe. As MLS nuk mund t’i afrohet, prandaj nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të shikojë drejt një futbolli që edhe pse është në rritje, është më pak konkurrues.

Futbolli arab po rritet, siç dëshmohet nga kalimi atje i lojtarëve të nivelit në vitet e fundit të karrierës së tyre. Drejtuesit kërkojnë të rinisin garën dhe e dinë që, nëse Kristiano Ronaldo arrin, do të jetë pretendenti kryesor për të marrë nxitjen e kërkuar mediatike.

Al Nassr drejtohet nga Rudi García dhe në listën e lojtarëve bie në sy prania e portierit kolumbian Ospina dhe spanjollit Álvaro González. Tani, skuadra e Ryad kërkon të rifitojë dominimin në kompeticionin vendas dhe të vendoset në hartën e futbollit botëror me praninë e Cristiano Ronaldos. Ndeshjet në shtëpi luhen në stadiumin “Mrsool Park”, me kapacitet 25.000 tifozë.

LEXO EDHE:

Back to top button