Ronda Rusej rikthehet në “kafaz“ pas 10 vitesh
Ikona e arteve marciale mikse Ronda Rusej, ka befasuar të gjithë me deklaratën për një rikthim të saj në kafaz më vonë këtë vit, 10 vjet nga sfida e saj e fundit. Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur Rusej dueloi për herë të fundit në UFC.
Rusej, me 12 fitore e 2 humbje në karrierë, do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë MMA që nga viti 2016 kur do të ndeshet me Gina Karano (7 fitore e 1 humbje në karrierë), më 16 maj, në Los Anxhelos.
Rousey është një ikonë dhe pionere në këtë sport (u largua pas dy humbjeve), me një karrierë rekord si luftëtarja e parë dhe më dominuese femër e UFC-së dhe kampione e peshave bantamweight (pesha deri 62kg).
Ajo ishte gruaja e parë e futur në “Hall of Fame” të UFC-së dhe katapultoi divizionin e WWE të grave drejt ngjarjes së parë kryesore të WrestleMania në histori. Kthimi i saj në kafaz në një duel ndaj Karano do të zhvillohet në peshën 74kg.







