Rosi dallon 3 futbollist kuqezi që mund të luajnë për klubet në Seria A

Futbolli italian është furnizuesi kryesor me elementë cilësorë për kombëtaren e Shqipërisë. Lojtarët e Serisë A prej dekadash përbëjnë “shtyllën kurrizore” të ekipit kuqezi.
Në intervistën e fundit dhënë për “tuttomercatoëeb”, Alariko Rosi, shefi i skatuzimit në FSHF, i pyetur nëse mund të sugjeronte emra të tjerë për klubet e Serisë A nga ata që janë sot pjesë e Shqipërisë, ai u përgjigj spejt me emrin e parë.
“Mario Mitajn. Luan për Lokomotivën e Moskës dhe e di që ndiqet shumë nga Juventusi. Muçi nga Beshiktashi është shumë premtues, do ta tregojë veten. Dhe pastaj Armando Broja, por tashmë është i njohur për shumicën…”