Rot: Na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

Nëse Bashkimi Evropian lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat e tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth. Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar. “Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë”, ka deklaruar Roth për Handelsblat. “Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, ka thënë Roth.

LEXO EDHE:

Back to top button