Roxher Federer, cakton kohën e rikthimit në terren

Tenisti Roxher Federer ka zyrtarizuar rikthimi i tij në fushë. Sipas tij kjo nuk do të ndodh shumë shpejt.

 

“Jam mirë. Kam ecur me paterica për dy muaj dhe m’u desh të nisja gjithçka nga e para. Po rindërtoj gjithçka nga e para në trupin tim. Ko gjë po ndodh me ngadalë, por jam i kënaqur.

Pas Uimbledon të vitit të kaluar gjuri nuk ishte mirë, ndaj isha i detyruar ta operoja sërish. Tashmë do të duhet pak kohë për t’u rikthyer. Ndoshta në fund të kësaj vere apo në fillim të vjeshtës.

Nuk dua të nxitohem për sa i përket rikthimit, do të vlerësoj me kujdes çdo gjë. Javën e kaluar bëra një rezonancë magnetike dhe situata ishte mjaft pozitive”, rrëfehet për mediat zviceriani Federer, i pranishëm në garat e Kupës së Botës në ski fundjavën e kaluar.

 

Tenisti zviceran pritet të luajë sërish në turneun e “Laver Cup”, në muajin shtator, turne të cilin e ka krijuar vetë. Sipas paralajmërimeve të fundit Federer pritet të luajë në lojën dyshe së bashku me Rafael Nadallin.

LEXO EDHE:

Back to top button