Hetime ndaj atletit rus, përdor simbolin “Z” si ushtria ruse në Ukrainë

Polemika dhe indinjatë ndaj gjimnastit rus Ivan Kuliak gjatë garave të Kupës së Botës të zhvilluara në Doha në fundjavën e kaluar. Ai u rendit i dyti në garën e paraleles dhe u ngjit në podium me një fanellë, ku ndodhej edhe gërma “Z”.

Ky është një simbol i përdorur një mjetet ushtarake ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. Jo vetëm kaq, por gjimnasti rus kishte në krah një ukrainas, Illia Kovtub, fitues i kësaj gare dhe kjo është konsideruar si një provokim.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës u shpreh se ka nisur një hetim për këtë çështje dhe pritet një dënim ndaj tij, për sjelljë të papërgjegjshme. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button