Roxher Federer, do të garojë në “Tokio 2020”

Njëri nga tenistet më të mirë në botë, Roxher Federer, do të jetë pjesë e Lojrave Olimpike Verore në Tokio. Lajmin e konfirmoi Federata e Tenisit të Zvicrës, e cila shpalosi listën e pjesëmarrësve për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.

Për Federerin, kjo është pjesëmarrja e 5-të, pasi që më parë ishte pjesë e Lojrave Olimpike në Sidnej, në vitin 2000, Athinë 2004, Pekin 2008 dhe Londër 2012, ndërsa mungoi në Rio De Zhaneiro, në vitin 2016.

Tenisti zviceran, në konkurencën individuale, ka arkëtuar medaljen e argjendit, ndërsa në dyshe, së bashku me Stanislav Vavrinkën, ka arkëtuar medaljen e artë në Pekin, në vitin 2008.

LEXO EDHE:

Back to top button