Mesatarja e maturës shtetërore më e lartë se vitin e kaluar, 3.61

3.61 është nota mesatare e arritur në dy provimet eksterne të maturës shtetërore. Sipas drejtuesve të Qendrës Shtetërore të Provimeve kjo paraqet sukses krahasuar me vitin 2019 kur nota mesatare ishte 3.48.

Maturantët tanë, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat mësuan, programeve të shkurtuara mësimore për provimet, kanë arritur të sigurojnë rezultate më të mira dhe ta konfirmojnë vlerën se edhe mësimi online mund të sjellë më shumë suksese në punën e tyre – tha Elizabeta Naumovska, drejtore e Qendra shtetërore e provimeve.

Në gjuhë maqedonase, nota mesatare arriti 3.93 krahasuar me vitin 2019 kur ajo ishte 3.69. Ndërkohë, në gjuhë shqipe vërehet ulje e notës, mesatarja tani është 3.59 ndërkohë që dy vite më parë ishte 3.85. Edhe në gjuhët: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht është vërejtur ulje e notës mesatare. Notë mesatare më të mirë është shënuar në lëndën e matematikës.

Në matematikë, këtë vit janë paraqitur 1529 nxënës, provimin e kanë kaluar 1510 maturantë. Kanë arritur sukses mesatar 4.07, krahasuar me vitin 2019 kur suksesi mesatar në matematikë ishte 3.66 – u shpreh Elizabeta Naumovska, drejtore e Qendra shtetërore e provimeve.

Siç thonë nga ky institucion, vetëm dy nxënës nuk arritën të paraqiten në provim për shkak të vendimit për izolim nga Covid 19. Maturantët kanë të drejtë ankimimi deri të mërkurën me një pagesë prej 1500 denarë. Në provimet e maturës shtetërore morën pjesë rreth 15 300 maturantë.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button