Roxher Federer jep një lajm shpresëdhënës në Uimbëlldon

Roxher Federer është rikthyer në Londër dhe ka zbritur në fushat me bar të Uimbëlldonit, për të marrë pjesë në festën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të “All England Club”, aty ku zhvillohen ndeshjet e këtij eventi. Federeri është tenisti që e ka fituar më shumë se kushdo tjetër këtë grand slam, plot 8 herë. Këtë vit nuk mori pjesë, por zvicerani ka lëshuar për publikun një deklaratë shpresëdhënëse.

“Shpresoj të luaj këtu edhe një herë tjetër. Kam qenë me fat që kam luajtur në këtë fushë mjaft herë dhe besoj se ju kam argëtuar. Për mua është e çuditshme të jem në fushën qendrore si i ftuar dhe jo si sportist”, u shpreh Federer.

 

“Jam i lumtur që shoh mjaft personazhe “big” në këtë fushë, ku kam fituar e humbur shumë. e ndjej mungesën e Uiimbëlldonit. E dija që do të kisha një vit të vështirë për shkak të operacionit në gju. Nuk e dija se si do të ndihesha kur nisa këtë udhëtim, por jam i kënaqur.

Ndeshja me Sampras në vitin 2001 dhe fitorja e parë në vitin 2003 përfaqësojnë diçka të rëndësishme për mua. Shpresoj të jem sërish këtu pas një viti”, u shpreh Federer.

 

Në ceremoni morën pjesë edhe ikona të tjera si Bjorn Borg, Xhon Mekinro, Venus Uiliams etj.

LEXO EDHE:

Back to top button