Roxher Federer vjen me një lajm të keq

Roxher Federer edhe zyrtarisht nuk do të merr pjeë në turneun e parë Grend Slem “Australian Open”. Këtë e ka konfirmuar agjenti i Federerit, Toni Godsik. Ky i fundit konfirmoi se Federeri është në fazën e fundit të programit rehabilitues dhe se së shpejti do të mund ta shohim në terrenet e tenisit.

“Roxher ka vendosur që mos të merr pjesë “Australian Open”. Ai kishte një progres të konsiderueshëm në stërvitjet në muajt e fundit dhe kthehet në formën më të mirë. Mirëpo me konsultim të ekipit mjekësor është sjell vendimi që të rikthehet në terren, pas përfundimit të turneut të parë grand slem. Së shpejti do të fillojmë bisedimet me organizatorët e turneve që nisin në fund të muajit shkurt, pas së cilës do të shpalosim edhe kalendarin e plotë të garava te Federerit për vitin 2021,” ka thënë mes tjerash agjenti i tenistit zviceran.

 

LEXO EDHE:

Back to top button