Rrahmani lëndohet përsëri, do t’i mungojë edhe Kosovës gjatë muajit tetor

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar edhe një lëndim tjetër, me ç’rast do të humbasë ndeshjet me kombëtaren dardane të muajit tetor.

Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, Rrahmani ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, dhe kësisoj do të mungojë për ndeshjet e ardhshme të Napolit, por edhe të Kosovës. Rrahmani do të mungojë ndaj Milanit, Sporting Lisbonës dhe Xhenoas për Napolin, ndërsa për Kosovën pritet të mungojë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Sipas parashikimeve të para nga mediumet italiane, duke marrë parasysh shkallën e lëndimit, Rrahmani do të mungojë deri më datën 18 tetor, kur do të rikthehet për ndeshjen ndaj Torinos.

LEXO EDHE:

Back to top button