Gazetar: Avni Tahiri
Aroma e specave të pjekur shënon fillimin e një prej traditave më të vjetra të stinës, përgatitjen e ajvarit.
Kjo recetë tradicionale vazhdon të ruhet me përkushtim nga gjeneratat më të moshuara, pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve dhe vështirësive ekonomike.
”Këtë punë e kam bërë që në vegjëli e tani jam 79-vjeçare. Dhe në mënyrë tradicionale e bëni këtë? Po. Dje e bëra sallatën ruse, turshinë dhe tani ja po bëjmë ajvarin e më pas do vazhdojmë me përgatitjet e dimrit, turshi e diçka”, tha Desa Pejoska, Pensioniste .
Dikur në oborret e shtëpive, familjarët mblidheshin për të pjekur specat e kuq në zjarr të hapur, për t’i qëruar me dorë dhe për t’i gatuar me kujdes të veçantë por tani kanë ngelur shumë pak të tillë që ruajnë këtë traditë ndërsa zjarrin me dru tani e kanë zëvendësuar bombolat e gazit.
“Më herët grumbulloheshim të gjithë fqinjët dhe e bënim me zjarr me dru, dhe ndihmonim njeri tjetrin. Tani është e vërtetë që specat janë më shtrenjtë por edhe të rinjtë shkojnë në punë dhe nuk kanë kohë dhe thuan, do të blejmë për çfarë të lodhemi. Por tradita zhduket! Po, ja ne jemi këtu dhe jemi mësuar ta përgatisim dhe themi, do të bëjmë pakës”, shtoi Desa Pejoska, Pensioniste .
“Më së paku duhet tre ditë duhet punë, ta blejnë, ta bëjnë gati, pjekje, të qërojnë dhe një ditë pastaj tiganisje dhe mënyra më e lehtë të blihet por më i mirë është i përgatitur vetë. Mendoj se çmimet nga viti i kaluar dallojnë me 10 denarë më shumë por tani edhe vaji është shtrenjtuar por është mirë kur punohet në shoqëri sepse vetëm nuk mundësh”, tha Lidija Jankovska.
Kjo familje e Shkupit, përveç përgatitjes së turshive të dimrit kanë blerë 150 kilogram speca ajvari nga të cilat do të nxjerrin disa kavanoz me ajvar. Çmimi i specave të kuq të ajvarit, nga viti në vit është në rritje. Këtë vit çmimi për një kilogram shkon mbi 60 denarë./Alsat.mk








