Rrëfimi i ushtarëve rusë për gjendjen e mjerueshme

Rrëfimi i ushtarëve rusë për gjendjen e mjerueshme

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, është raportuar për gjendjen e mjerueshme të ushtarëve rusë, të cilëve u mungojnë pajisjet elementare kur dërgohen në vijën e frontit.

Madje atyre nuk u ofrohen as uniforma e ushqim, e këto pretendime i kanë mbështetur shumë ushtarë rusë nëpër video të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Rasti më i fundit është regjistruar në jug të Ukrainës, ku njësitë ruse ankoheshin para kamerës së nuk kanë ngrënë bukë me ditë të tëra.

Sa i përket pajisjeve, njëri prej tyre thotë se ka paguar me paratë e tij, uniformën, dorezat e çizmet të cilat i ka mbathur për të shkuar në vijën e frontit.

E për armët thotë se shumica prej tyre janë të ndryshkura dhe assesi për përdorim, e në veçanti kur janë në vijën e frontit.

Ai theksoi se në shumë raste, u është bllokuar arma që gjë i ka kushtuar me jetë shumë ushtarëve rusë.

Ndërkaq video të ngjashme kanë qarkulluar edhe më herët, ku shiheshin ushtarët duke u këshilluar që të blejnë vet barna e madje edhe tampon, që t’i shfrytëzojnë si fasha për ta ndalur gjakderdhjen në rast se i godet ndonjë plumb. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button