Rregullat e UEFA-s, Arsenali ndryshon emrin e stadiumit?

Hera e fundit që Arsenali luajti në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2017. Të mërkurën mbrëma ndryshoi edhe ajo traditë, pasi “Topçinjtë” përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier në sezonin e fundit, dhe kështu fituan kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në këtë garë elitare të futbollit të klubeve ishte kundër PSV Eindhoven e cila u fitua me lehtësi me rezultat të thellë 4-0

Kjo ndeshja u zhvillua në stadiumin “Emirates”. Megjithatë, ai stadium nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.

Stadiumet në Ligës së Kampionëve nuk mund të mbajnë emrin e një sponsori dhe duke qenë se Emirates është sponsori kryesor i Arsenalit, klubi londinez është dashur të regjistrojnë një emër tjetër për këtë stadium. Topçinjtë nuk u menduan shumë dhe regjistruan emrin “Arsenal Stadium” për ndeshjet si vendas në Ligën e Kampionëve.

Arsenali është në një grup me PSV, Lens dhe Sevilla, dhe çdo gjë përveç një vendi në fazën e eliminimit direkt do të ishte një zhgënjim i vërtetë për skuadrën e Mikel Artetës.

LEXO EDHE:

Back to top button