Rrënojat e avionit më të madh të botës të bombarduar në aeroportin pranë Kiev

Megjithëqë shpresat se mund të kishte shpëtuar i padëmtuar, avioni më i madh në botë i quajtur dikur “Ëndrra e Ukrainës”, Antonov An-225 Mriya, shihej sot i shkatërruar dhe mbuluar nga pluhuri në aeroportin në periferi të kryeqytetit Kiev.

Në pamjet e postuara sot, televizionet filmonin avionin historik të bombarduar pranë hangarit te tij në aeroportin e Hostomel — ndërsa gjatë filmimeve dy herë gazetarët duhet të strehoheshin për t’u mbrojtur nga zhurmat e shpërthimeve.

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba konfirmonte shkatërrimin në fillim të javës, duke theksuar emrin e tij “Mriya” që do të thotë “ëndërr” në gjuhën ukrainase.

“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya-n’ tone por nuk do të shkatërrojë kurrë ëndrrën e një shteti të fortë, demokratik evropian. Ne do të fitojmë!” shkruante ai në postim.

Gjate javes te tjera raportime thonin se avioni mund t’i kishte shpëtuar bombardimeve./TCH

LEXO EDHE:

Back to top button