Rrëshqitjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Radozhdë të Strugës

Banorët e Radozhdës, fshatit turistik të Strugës, janë në shok pasi një shembje e madhe e shkëmbinjve ka rënë mbi disa prej objekteve. Dëme ka, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Nga ndonjë katastrofë më e madhe shtëpitë i kanë shpëtuar hambarët e fshatit të cilët edhe u goditën nga shkëmbinjtë e mëdhenj. Banorët sot dëshmojnë se mbi kokat e tyre ende ndihet kërcitja e gurëve, ndërsa ka edhe të çara të tokës.

“Që gjatë mbrëmjes dëgjoheshin kërcitjet e shkëmbinjve. Kjo gjë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit para se fëmijët të shkonin në shkollë. Ende jemi të shokuar … ”

“… Deri dje nuk më interesonte aspak, jeta shkonte mirë. Por tani çdo minutë pres se do të vdesim, se do të na rrëmbejnë shkëmbinjtë.”

Gjysma e Radozhdës gjendet nën hijen e këtyre shkëmbinjve të mëdhenj. Banorët nuk mbajnë mend një rrëshqitje kaq të madhe.

 “… Kërkojmë nga autoritetet të shohin se çfarë do të ndodhë më tej, sa e sigurt është për jetesë. Vendi ynë është turistik, nuk kemi ndërmend të shpërngulemi.”

“Duhet të vijnë gjeologët që të kontrollojnë, sepse nuk është e sigurt për të jetuar…”

Ekspertët me të cilët u këshilluam thonë se për shkak të çarjeve të shkëmbinjve masiv, nuk duhet të përjashtohet mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Prandaj, duhet të analizohet nëse është më mirë në këtë kohë të evakuohet një pjesë e popullsisë. Sot, për të inspektuar erdhën edhe ekspertë nga komuna e Strugës, pas analizave të të cilëve do të përcaktohet se çfarë do të ndërmerret.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button