Oda e Kontabilistëve kërkon shtyrjen e afatit për dorëzim të llogarive përfundimtare

Nëse afati i fundit për dorëzimin e llogarive përfundimtare për kompanitë nuk shtyhet për një muaj, llogaritë vjetore që do të dorëzohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të jenë më të pasakta në historinë e Maqedonisë së Veriut, paralajmërojnë kontabilistët. Problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit të shkaktuar nga pandemia, tani do të rezultojnë me përllogaritje paushall dhe improvizime në llogarinë përfundimtare, thonë nga Oda e Kontabilistëve. Kontabilistët thonë se ekziston nen në Ligjin për Shoqëritë Tregtare i cili lejon plotësimin e kërkesave të tyre.

“Dorëzimi i llogarive vjetore është dy muaj pas përfundimit të vitit kalendarik. Përveç kur ligjvënësi mund ta përdorë të drejtën e tij dhe ta zgjasë atë për një muaj, si ajo që ndodhi vitin e kaluar. Kështu që më 13 mars kemi marrë shtyrje deri më 24 mars. Por, nuk duhet të presim që edhe kolegët të jenë nën stres të përditshëm dhe të presin nëse kjo do të ndodhë ose jo”, tha Ana Tasevska, nënkryetare e Odës së Kontabilistëve. 

Kontabilistët akuzojnë se pushteti i injoron për një kohë të gjatë dhe nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë shtyrje të afateve. Nga Ministria e Ekonomisë me qëndrim se nuk do të ketë shtyrje.

Përgjigje kërkuam edhe nga Ministria e Financave, pse nuk e zgjasin afatin, por nuk morëm asnjë reagim. Afati i fundit për dorëzimin e llogarive përfundimtare në sportelet e DAP-it është më 28 shkurt, ndërsa në mënyrë elektronike afati është deri më 15 mars.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button