Rreth 1 milion qytetarë deri më tani i kanë ndryshuar dokumentet personale
Rreth 1 milion qytetarë deri më tani i kanë ndryshuar dokumentet personale

Gazetare: Ajnur Bafqari
Rreth 1 milion qytetarë deri më tani i kanë ndryshuar dokumentet personale dhe nëse vazhdohet me këtë dinamikë, i gjjithë procesi i ndryshimit të dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit do të përfundojë në kohë. Kështu deklaroi numri një i policisë, Oliver Spasovski duke nënvizuar se po punohet me ndërrime madje edhe ditëve të shtuna.
“Të gjitha aktivitetet që i ndërmarrim janë në drejtim të përgjigjes ndaj kërkesës së të gjithë qytetarëve, prandaj punohet të shtunën, janë futur punët me ndërrime….10:00 Nëse e shohim deri më tani, pothuajse rreth 1 milion qytetarë i kanë ndryshuar dokumentet, domethënë dinamika është e mirë, me një organizim të mirë, do të mund ta përfundojmë më sukses të gjithë këtë process,” tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve.
Edhe nëse ndodh që qytetarët të mos mund të nxjerrin dokumente të reja në afatin e paraparë, Spasovski thotë se nuk janë paraparë dënime.
“Në asnjë moment nuk do të bëhet fjalë për dënim të qytetarëve, këtë nuk do ta bëjmë, as nuk do të vuajnë në mohimin e të drejtave të tyre. Në kontinuitet si do të zhvillohet situata, si do të jetë gjendja e përgjithshme me dokumentet, vendime të tilla do të marrim,” deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, më së voni deri në shkurt të vitit 2024, do të duhet të pajisen me dokumente me emrin e ri kushtetues të shtetit. Megjithatë kohëve të fundit ka pasur ankesa të shumta dhe radhë të gjata në sportelet e MPB-së. Qytetarët ankoheshin se caktimi i terminit për pajisje me dokumente personale ishte mision i pamundur. /alsat.mk