Rreth 13.000 punonjës në administratë ndaluan punën për dy orë në shenjë proteste
Rreth 13.000 punonjës në administratë ndaluan punën për dy orë në shenjë proteste
Gazetare: Andrea Cobanova
Rreth 13.000 punonjës në gjykata, komuna dhe institucione të tjera protestuan me dy orë ndërprerje të punës, shkruan Alsat.
Në dhjetë vitet e fundit nuk është rritur paga e nëpunësve sipas rritjes së pagës minimale, thonë nga SPOGJ.
Me rritjen e fundit të pagës minimale, nëpunësit kërkojnë rritje lineare të pagave të tjera.
“Ndodh që referentët që në Agjencinë e kadastrës janë rreth 60 % e të punësuarve dhe i zgjidhin të gjitha rastet e qytetarëve, të marrin pagë nën atë minimale. Do të thotë, të gjithë referentët me arsim të mesëm marrin nën pagën minimale”, theksoi Lubisha Jovanovski- kryetar i sindikatës së Kadastrës.
Nëpunësit do të mbajnë edhe nesër protestë me dy orë ndërprerje të punë dhe nëse Qeveria nuk reagon, do të ndërmarrin hapa të tjerë.
“Dy ditët, sot dhe nesër do të kalojnë, do të ulemi të dëgjojmë zërin e anëtarëve të sindikatave dhe do të merremi vesh se çfarë të bëjmë më pas. Është e rëndësishme të dihet se nuk do të lejojmë që asnjë punonjës të ndëshkohet”, u shpreh Tërpe Deanovski- kryetar i SPOGJ-it.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave lë hapësirë që të gjitha sindikatat në vend të veprojnë së bashku, megjithëse kanë kërkesa të ndryshme për rritjen e pagave të tjera.
“Kemi kërkesë për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë ku mendojmë se asnjë punonjës nuk do të privohet. Së pari duhet t’i harmonizojmë kërkesat që të jemi solidarë së bashku për kërkesat tona me punëdhënësit dhe Qeverinë”, tha Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbetet i mendimit se rritja e pagave të tjera nuk mund të jetë përnjëherë sepse kështu do të krijohet inflacion./ Alsat.mk








