Rreth 900 mundës në turneun “Muhamed Malo Ranking Series” në Tiranë

Nga 25 shkurti e deri më 1 mars, do të zhvillohet në Tiranë turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamed Malo Ranking Series”. Ky është një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë të këtij sporti, që tashmë është kthyer në një traditë për Federatën Shqiptare të Mundjes.

Sipas FSHM-së, në stilin e lirë për meshkuj do të garohet në peshat 57kg, 61kg, 65kg, 70kg, 74kg dhe 86kg. Ndërsa në stilin greko-romak do të garohet në peshat 55kg, 60kg, 72kg, 82kg, 97kg dhe 130kg. Gjithashtu do të zhvillohen edhe gara për femra. Shqipëria merr pjesë me ekip të plotë.

“Ky event është një tjetër dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe vizionit tonë për të sjellë në Shqipëri gara të nivelit të lartë dhe për ta pozicionuar vendin tonë denjësisht në arenën ndërkombëtare të sportit të mundjes,” tha mes tjerash presidenti i mundjes shqiptare, Sait Prizreni.

Priten rreth 900 sportistë, një numër më i madh se ai i një viti më parë. Shqipëria synon të hyjë në zonën e medaljeve me mundësit Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev në stilin e lirë, Kevin Kupi në stilin greko-romak, si dhe me mundësen Albina Drazhi me femrat.

LEXO EDHE:

Back to top button