Tre kandidatë për ta zëvendësuar Arrasaten te Majorka e Muriqit
Skuadra e Majorka-s mbrëmë shkarkoi nga pozita e trajnerit, Jagoba Arrasate. Tani në mediat spanjolle po spekulohet për zëvendësuesin e tij. Deri tani janë shfaqur tre emra, madje në mesin e tyre është edhe një ish-i Real Madridit. Bëhet fjalë për Kike Sançez Flores, i cili është i papunë që nga viti 2024.
61-vjeçari në të kaluarën ka qenë trajner i skaudrave të njohura, përfshirë Real Madridin, Seviljan, Uatfordin, Benfika-n, Atletiko Madridin etj.
Një emër tjetër është edhe ai i Luis Garcias, i cili e njeh mirë skuadrën e Majorkas, pasi në vitin 2020 ishte në stol deri në vitin 2022. Kurse emri tjetër është ai i Josep Lluis Marti.
50-vjeçari mbeti i papunë qysh nga viti 2024, sa u largua nga UD Ibiza. Gjatë karrierës së tij, ka qenë pjesë e skuadrave, si: Leganes, Sporting Hihon, Girana dhe Deportivo La Korunja./Indeksonline









