Rrezikohet Donaruma, trajner Luis Enrike kërkon portier teknik

E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se e ardhmja e portierit italian Xhixhi Donarumma te skuadra e PSZH, nuk është e sigurtë. Mësohet se trajnerit Luis Enrike është në kërkim të një portieri të ri, që i përshtatet më shumë skemave të tij të lojës. Enrike është një trajner që e pëlqen lojën nga pas dhe gjithnjë ka patur një portier teknik, që di të luajë me topin. Veti të cilën Donarumma nuk e ka, andaj dhe e ardhmja e tij te kampionët e Francës është në dilemë.
Sipas “AS”, Donaruma ka mjaft cilësi të tjera, por shpesh ka vështirësi me topin kur ndjen presionin e sulmuesve kundërshtare. Ndaj dhe trajenri Enrike i ka kërkuar klubi të gjejë një zëvendësues, në mënyrë që të ketë mundësi të zhvillojë idenë e tij të lojës.
Portieri Italian, 24 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2026 me parizienët, por në rast se nuk do t’i përshtatet dot skemave të trajneri të ri mund të largohet. Në disa momente gjatë karrierës së tij te PSZH ai ka qenë protagonist i gafave.