Rreziku për sulm iranian ndaj Izraelit, Jordania vendos të mbyllë hapësirën ajrore

Rreziku për sulm iranian ndaj Izraelit, Jordania vendos të mbyllë hapësirën ajrore

Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raportuar mediat shtetërore.

Avionët në hyrje, nisje dhe tranzit do të ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore, tha Al Mamlaka News.

Ai vjen mes kërcënimit të një sulmi iranian ndaj Izraelit, për të cilin SHBA paralajmëroi dje se mund të ishte “i afërt”.

Autoritetet e aviacionit të cituara nga gazeta thanë se situata do të “azhurnohet dhe rishikohet vazhdimisht sipas zhvillimeve”.

LEXO EDHE:

Back to top button