Rrëzohet një helikopter në qytetin rus Murmansk, lëndohen katër persona

Rrëzohet një helikopter në qytetin rus Murmansk, lëndohen katër persona

Një helikopter është rrëzuar në afërsi të qytetit rus Murmansk, ku si pasojë është lënduar rëndë piloti, ndërsa tre pasagjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

Sipas ministrisë ruse për Situata Emergjente, personat që gjendeshin brenda fluturakes janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Në kumtesë është theksuar se nëntë persona me helikopter Mi-8 po udhëtonin nga Krasnoceli në Lovozero, që për destinacion kishin lindjen e Murmanskut.

Në anën tjetër ministria gjithashtu bërë të ditur se piloti me gjasë kishte humbur kontrollin mbi fluturaken, që ishte futur në një territor që kishte reshje të mëdha të borës.

Janë publikuar edhe fotografitë e helikopterit më ngjyrë të portokalltë, që është rrëzuar mbi një sipërfaqe të mbuluar me borë.

LEXO EDHE:

Back to top button