Rrëzohet një helikopter ushtarak në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore

Nuk pati raportime për të vdekur pasi që një helikopter i marinës amerikane u rrëzua në zonën rurale të shkretëtirës në Kalifornisë Jugore gjatë mbrëmjes së të enjtes, vetëm një ditë pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak ku vdiqën pesë ushtarë.

Sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Marinës, komandant Zachary Harrell, rrëzimi i helikopterit ndodhi në një zonë të ushtrimeve afër El Centro në kantonin Imperial, raporton cbsnews.

Të dhënat e para mbi rrëzimin e helikopterit erdhën nga zyrtarët në El Centro, ku edhe ndodhen objektet e Forcave Ajrore Detare, transmeton Telegrafi.

Të gjithë katër personat që ishin në bord shpëtuan tha Harrell, ndërsa njëri prej tyre u dërgua në njërën nga spitalet e zonës pa ndonjë lëndim serioz.

Agjencitë lokale dhe federale u morën me rastin në fjalë, ndërsa nuk u zbuluan detaje të menjëhershme.

“Do të ofrohet më shumë informacion mbi rastin porsa të marrim më shume të dhëna nga vendi i ngjarjes” bëri me dije Harrell në një prononcim.

LEXO EDHE:

Back to top button