Snajder: Edhe në 2017, Murinjo ankohej se skuadra holandeze ka kohë më shumë për përgatitje

Me statusin e njohjes së tij me Hoze Mourinjon, të cilin e kishte trajner tek Interi, Uesli Snajder shpjegon sesi “Special One” përgatit finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Fejnordit, i cili do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.

“Sinqerisht, më duhej të qeshja kur lexova se Murinjo tha se mendonte se ishte e padrejtë që Fejnord kishte një javë shtesë për t’u përgatitur për finalen në Tiranë. Roma ishte ende duke luajtur në kampionat. Më 2017, ai ishte i zemëruar për faktin se Ajaksi kishte 12 ditë në dispozicion të ndeshjes kundër Man. Junajted, ndërsa ata mund ta përgatisnin ekipin vetëm për tri ditë.

Është një luftë psikologjike. Kjo i bën lojtarët e tij të kuptojnë se sa e padrejtë është situata dhe i motivon ata të ndëshkojnë padrejtësinë,” janë fjalët e ish-mesfushorit holandez për “De Telegraaf”.

Më 24 maj 2017, Man. Junajtedi i Murinjos fitoi Ligën Europa, duke mposhtur Ajaksin me 2-0 në finale, falë golave nga Pogba dhe Mkhitarian.

LEXO EDHE:

Back to top button