Rriten tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Rriten tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka vëzhguar 19 avionë luftarakë të forcave ajrore kineze që kanë hyrë në zonën e mbrojtjes të ishullit gjatë 24 orëve të fundit. Ministria tha sot se 19 avionë luftarakë kinezë J-10 kishin fluturuar në cepin jugperëndimor të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit, ose ADIZ, megjithëse ata janë më afër bregut të Kinës sesa të Tajvanit. Ushtria tajvaneze monitoroi situatën dhe urdhëroi forcat të përgatiteshin për të dërguar anije dhe aktivizuan sistemet e mbrojtjes, tha ministria. Po ashtu, 6 avionë të tjerë dhe 3 anije të marinës kineze u identifikuan pranë Tajvanit, por nuk shkelën hapësirën ajrore. Kina e cilëson Tajvanin si pjesë e territorit të saj dhe ka premtuar se do e rikthejë në kontrollin e Pekinit.

LEXO EDHE:

Back to top button