Rritet intensiteti i komunikacionit nëpër rrugë, në Qafë Thanë pritet 30 minuta


Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane sot në mëngjes është rritur, kumtoi LAMM.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë, ku vërehet rritje e frekuentimit, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button