Rritet interesi për vaksinim, ja sa persona morën dje dozën e parë

Në pikat e vaksinimit në shtet në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 254.154 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.450 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 10.065 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 431.174 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 177.020 qytetarë.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet.

“Interesi për vaksinim rritet çdo ditë, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 447.543 qytetarë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Me numrat e fundit të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë mbi 48 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç,  42 për qind  e qytetarëve mbi 65 vjeç dhe 35 për qind mbi 60 vjeç.

Vaksinimi po zbatohet sipas planit kombëtar për imunizim. Nga Ministria theksojnë se vaksinohen persona të rritur, qytetarë të cilët kanë shfaqur interes për vaksinim në ueb faqen vaksinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe persona të moshuar në infrastrukturë kritike.

Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete në shtet edhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, dhe sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve në mënyrë masive të paraqiten në vaksinacija.mk, sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.

LEXO EDHE:

Back to top button