Rritet ndjeshëm numri i viktimave, 568 raste të tjera me Koronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 568 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 nga 3594 testime të kryera. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 230, Kumanovë 44, Manastir 39 etj. Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë plotë 10 pacientë, 7 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe të tjerët nga klinikat e ndryshme të vendit. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 293 pacientë të shëruar. Në vend janë 7131 raste aktive me Koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button