Rritet numri, cikloni “Gabriel” vret 11 persona në Zelandën e Re

Rritet numri, cikloni “Gabriel” vret 11 persona në Zelandën e Re

11 persona kanë humbur jetën nga cikloni Gabriel që goditi të dielën e kaluar Zelandën e Re sipas një raporti të ri të publikuar së fundmi nga autoritetet, duke shprehur shqetësimin se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi fati i mijëra njerëzve mbetet i panjohur një javë pas ngjarjes ekstreme të motit.

Policia ka njoftuar se dy persona të tjerë janë gjetur të vdekur në zonën e Hawke’s Bay, duke e çuar numrin e vdekjeve në 11. Më shumë se 5,600 njerëz nuk kanë qenë në kontakt me të afërmit që kur cikloni goditi vendin. Policia beson se shumica e tyre thjesht nuk kanë akses në rrjetet e komunikimit.

Pothuajse 62,000 familje mbeten pa energji elektrike. Nga këto rreth 40,000 janë në Gjirin e Hawke, i cili ka një popullsi prej 170,000. Po punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga cikloni. Helikopterët hodhën furnizime të shtunën për komunitetet e ndërprera në Ishullin e Veriut.

Kryeministri Chris Hipkins siguroi se operacioni për gjetjen e personave të zhdukur dhe për lehtësimin e të prekurve vazhdon ditë e natë. Në të njëjtën kohë, policia është mobilizuar për të parandaluar grabitjet. “Ne nuk do të tolerojmë fenomene të tilla”, siguroi inspektorja Janet Park./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button