VIDEO / “Zikaltërit” mposhtin Udinezen dhe bëhen “gati” për Porton

Gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për Interin, teksa ka “shkatërruar” në “Giusseppe Meazza”, vizitorët e Udinese me rezultatin e thellë 3 me 1. Siparin e golave e hapi belgu Romelu Lukaku, i cili realizoi një gol nga penalltia e akorduar nga arbitri Dionisi, në minutën e 20’-të, të sfidës.

Kundërpërgjigjja e “bardhezinjve” nuk do të vononte dhe pas një kundërsulmi të rrufeshëm në minutën e 44’-t, slloevni Sandi Lovric barazon shifrat nw 1-1.

Mirëpo, pjesa e dytë do të ngjyrosej “zikaltër”. Fillimisht Mkhitaryan me një goditje fantastike në hyrje të zonës “tund” rrjetën në minutën e 73’-të dhe më pas vjen goli i kapitenit Lautaro Martinez, në minutën e 90’-të, i cili me golin e shënuar mbrëmjen e sotme, kremton dhe golin e 90 me fanellën e Interit.

Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 47 pikëve dhe tashmë mendon për përballjen në Ligwn e Kampionwve, ku mbrëmjen e së mërkurës do të mirwpresë portugezët e Porto-s.

LEXO EDHE:

Back to top button