Rritet numri i viktimave nga mbytja e anijes në brigjet e Italisë

Rritet numri i viktimave nga mbytja e anijes në brigjet e Italisë

Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga mbytja e anijes me emigrantë në brigjet e Italisë jugore. Deri më tani janë nxjerr të pajetë 60 persona në brigjet e Cutro, 27 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur. Mes viktimave raportohet edhe për dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë 1-vjeçar në plazh. Ndërkohë, 81 persona u shpëtuan, nga të cilët 22 janë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërsa 59 të tjerët janë vendosur në një qendër lokale të pritjes për azilkërkuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button