Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë

Numri i viktimave nga përmbytjet në provincën qendrore të Kinës, Henan, ka arritur në 70, thanë autoritetet lokale.

Sipas të dhënave zyrtare, që prej 16 korrikut, 12.9 milionë banorë në 150 qytete e distrikte të Kinës dhe mbi 1500 fshatra, janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyer dhe stuhitë e shiut, duke u shndërruar në një katastrofë të vërtetë këtë verë.

Shumë prej viktimave, janë gjetur të pajetë në metro dhe në tunele në autostrada. Pavarësisht faktit që reshjet vijojnë me intensitet të lartë, ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe kanë nisur punën për pastrimin e dëmeve.

LEXO EDHE:

Back to top button