Fajësoi shkencën për menaxhimin e pandemisë, deklaratat e Trump shkaktojnë zemërim

Deklaratat e forta të ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e shkuar në një tubim të mbajtur në Arizona, kanë shkaktuar zemërim tek komuniteti i mjekëve dhe shkencëtarëve.

Teksa kërkoi hapur një audit të jashtëm për miliona vota të zgjedhjeve të nëntorit të shkuar, Trump nuk shmangu akuzat edhe për shkencën dhe për menaxhimin e gabuar të pandemisë, por edhe vaksinës antiCovid.

Komuniteti shkencor jo vetëm në Arizona, thotë se ende sot, në vitin 2021, “politika shihet si mbret dhe shkenca si zuzari, që duhet ti bindet politikës”.

Trump iu bëri thirrje mbështetësve të tij të besojnë tek vaksina, por i kujtoi amerikanëve se ata kanë lirinë për ta zgjedhur, nëse duan ta bëjnë apo jo. Arizona është shteti me normën më të ulët të vaksinimit në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button