Rritja e çmimit të metanit mund të rikthejë në qarkullim autobusët e vjetër që ndotin ajrin
Rritja e çmimit të metanit mund të rikthejë në qarkullim autobusët e vjetër që ndotin ajrin

Gazetar: Mefail Ismaili
Transportuesit publik vështirë se do të marrin ndihmë nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit, për autobusët të cilët i vozisin me metan. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se mbeten në qëndrimin e një dite më parë të Qeverisë, shkruan Alsat.
“Institucionet duhet edhe vetë të kujdesen dhe të marrin masa e nevojshme ekologjike sipas kompetencave të tyre”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.
Nga LSDM thonë se autobusët me metan të Ndërmarrjes për qarkullim publik dhe të transportuesve privat duhet të subvencionohen nga Qyteti i Shkupit.
“Themelues i NQP është Qyteti i Shkupit. NQP edhe deri më tani edhe nga tani, do të thotë edhe me buxhetin e këtij vitit është subvencionuar për vështirësitë në punën e saj. Shuma e cila në buxheti është votuar është ajo e cila i duhet për punë dhe ajo për të cilin NQP ndan pjesë të mjeteve për pagesë, respektivisht sipas marrëveshjes të cilin e kanë me transportuesit privat në vazhdimësi”, u shpreh Lubica Jançeva, këshilltare e LSDM-së në QSH.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndërmarrjes i kanë dhënë ndihmë para shtrenjtimit të metanit. Apelojnë për ndihmë tek qeveria.
“Në seancën e fundit të Këshillit u votua që NQP të marrë ndihmë financiare të drejtpërdrejtë nga Qyteti i Shkupit, ndërsa njëra nga pikat për të cilat kjo ndërmarrje publike do të marrë para është pika për vështirësi në punë, në vlerë prej 250 milionë denarë. I bëjmë thirrje pushtetit qendror që ta marrë parasysh kërkesën e NQP-së për ndihmë, në pajtueshmëri me rritjen enorme të çmimit të metanit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Në tre muajt e fundit, çmimi i metanit u shtrenjtua për 130%, respektivisht nga rreth 45 denarë tani shitet për 110 denarë. Ndërmarrja për Qarkullim Publik dhe transportuesit privat, kanë 55 autobusë të cilët punojnë me metan. / Alsat.mk