Rritja e infektimeve, Franca rikthen masat kufizuese për udhëtarët që vijnë nga Kina

Rritja e infektimeve, Franca rikthen masat kufizuese për udhëtarët që vijnë nga Kina

Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 në Kinë ka bërë që shumë shtete të rikthejnë masat kufizuese për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Edhe Franca duke nisur që nga dita e sotme, kërkon nga të gjithë udhëtarët nga Kina që të paraqesin test negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orësh para nisjes nga Kina. Gjithashtu në aeroportet francize ka nisur testimi në mënyrë të rastësishme i udhëtarëve kinezë.

“Franca do të kërkojë që kjo metodologji të aplikohet në mbarë BE-në”, tha ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, që së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune, inspektuan se sip o shkonte aplikimi i këtyre masave në aeroportin Charles de Gaulle.

I pyetur nëse udhëtarët kinezë të infektuar me COVID që udhëtojnë drejt ndonjë shteti tjetër të BE-së, do të mund të udhëtojnë drejt Francës pa kaluar kontrolle, Baune tha: “Prandaj ne duhet të koordinohemi në mbarë BE-në që të jemi më efikas”./euornews.al

LEXO EDHE:

Back to top button