Rritja e numrit të infektimeve në vend, si pasojë e variantit britanik

Lloji i virusit britanik po përhapet me shpejtësi të theksuar. Në rritje është edhe numri i rasteve me Kovid 19 për 4% si dhe personave të hospitalizuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se për momentin ka kapacitete të mjaftueshme spitalore dhe shtretër të lirë.
https://www.youtube.com/watch?v=r04p4YiDX9E&feature=youtu.be
Me të vërtetë ka rritje të numrit të të prekurve. Shihet qartë se ka rritje dhe se një pjesë e rritjes së rasteve i përket llojit britanik, për të cilin dihet se përhapet shpejtë. Është rritur numri i pacientëve që janë hospitalizuar por jo deri në atë nivel t’i rrezikojnë kapacitetet e lira spitalore. Në çfarëdo lloj momenti, të gjitha kapacitetet Spitalore janë të gatshëm që t’i kthehen regjimit të mëparshëm kur i gjithë personeli mjekësor punoi me rotacion’ deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Filipçe shton se nuk përjashtohet mundësia për vendosjen e masave të reja kufizuese nëse gjendja vazhdon të japë alarmin.
Lloji i virusit britanik ka simptomat e njëjtë të Kovid 19. Dallimi është vetëm se lloji britanik përhapet me një shpejtësi të madhe, deklaron drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti.
Shenjat fillestare, simptomat klinike janë të njëjta edhe vdekshmëria është e njëjtë. Parametrat tjerë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë sigurisht se varen edhe nga gjendja dhe statusi shëndetësor i pacientit, ka sëmundje shoqëruese, anomali diagnostike të caktuara. 2:39 I ftoj të gjithë qytetarët që të respektohen masat të cilat janë theksuar deri më tani. Përdorimi i maskës, distanca sociale dhe dezinfektimi i duarve- pohoi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit nëpër Kovid Qendrat në Spitalet e vendit për momentin shërohen 423 pacientë. Numri total i pacientëve pozitiv të cilët shërohen nëpër repartet infektive në kryeqytet dhe në Spitalet e vendit është 671 ndërkaq nëpër Kovid Qendrat ka rreth 400 shtretër të lirë.
Vjollca Aliti