Isa Mustafa shpallet kryetar nderi i LDK-së

I humbi zgjedhjet e 14 shkurtit me rezultatin më të dobët ndonjëherë në historinë e LDK-së. Isa Mustafa dha dorëheqje nga kreu i partisë pas 11 vjet të udhëheqjes dhe në vend të tij, sot u zgjodh Lumir Abdixhiku teksa në garë ishin edhe Lutfi Haziri e Besian Mustafa.

Pas zgjedhjes në postin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se Isa Mustafa është shpallur kryetar nderi i partisë.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare mori rreth 13 për qind të votave, e cila nga shumëkush u pa si pasojë e largimit të Vjosa Osmanit, për shkak të mos pajtimeve pikërisht me Isa Mustafën.

LEXO EDHE:

Back to top button