Rritja e shkallës së piraterisë, ekspertët thonë se cila është arsyeja kryesore

Pirateria në internet ka ekzistuar pothuajse për aq kohë sa interneti, dhe me rritjen e fundit të numrit të faqeve që kërkojnë një abonim, pirateria po bëhet më e zakonshme.

Numri i vizitave në faqet e internetit të piratëve do të arrijë në 141 miliardë në vitin 2023 – rreth 386 milionë vizita çdo ditë. Kjo shënon një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2019, sipas analizave të organizatës britanike MUSO dhe firmës konsulente Kearney.

Sipas analizës, pirateria zhvillohet kryesisht në SHBA dhe Indi, megjithëse Evropa dhe rajoni Azi-Paqësor kanë norma më të larta pirateri për frymë.

Në të gjithë Azinë, ka pasur mesatarisht 34 vizita në faqet e piraterisë në vitin 2023 për person, krahasuar me 26 vizita në Amerikën e Veriut.

Arsyeja më e madhe për këtë është “lodhja e abonimit”, që do të thotë se përdoruesit duhet të abonohen në një numër shërbimesh transmetimi për të parë gjithçka që u intereson, thotë Andy Chatterley nga MUSO.

Ndjenja e neverisë ndaj këtyre platformave shtohet më tej nga praktika e tyre për të goditur gjithnjë e më shumë ndarjen e fjalëkalimeve, më pas futjen e reklamave dhe përgjithësisht duke kufizuar numrin e pajisjeve që mund të shikojnë shfaqje ose filma në të njëjtën kohë.

Kur të gjitha këtyre i shtohet edhe rritja periodike e çmimeve, merr arsyet se përse njerëzit i drejtohen shpesh piraterisë, si dhe përgjigjen se përse ka gjithnjë e më shumë “piratë” me kalimin e viteve.

LEXO EDHE:

Back to top button