Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO. Deputetët turq kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, me 287 vota pro, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në aleancë.. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, tani pritet ta nënshkruajë legjislacionin për Suedinë brenda ditëve. Kryeministri suedez, ka thënë pas votimit në Turqi se vendi i tij tani është një hap afër NATO-s. Suedia është zotuar për bashkëpunim më të thellë me Turqinë mbi kundër terrorizmin dhe për të mbështetur ambicien e Turqisë për të ringjallur ofertën e saj për anëtarësim në BE. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur lajmin nga Turqia, duke thënë se pret që edhe Hungaria t’iu japë fund procedurave sa më shpejt që është e mundur. Hungaria, i vetmi vend që është ende kundër Suedisë në NATO. Ky vend e ka akuzuar Suedinë se ka qasje armiqësore. Megjithatë, ditëve të fundit, kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka ftuar homologun e tij suedez në Budapest, për të biseduar për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Suedia, bashkë me Finlandën kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Teksa Finlanda është pranuar, Suedisë i është penguar rruga nga Turqia, e ka pasur disa mospajtime me Suedinë lidhur me atë që e ka konsideruar përkrahje të Stokholmit për separatistët kurdë, duke përmendur pjesëtarë të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK). Turqia, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste.

 

LEXO EDHE:

Back to top button