Rritje rekorde e ekonomisë kineze, 18.3 për qind

Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Autoritetet thanë se ky është kërcimi më i madh i bruto prodhimit të brendshëm, qëkur Kina ka nisur të mbajë shënime tremujore, në vitin 1992. Megjithatë, shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për qind rritje. Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19. Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button