Rrjetet shqiptare të drogës, më aktivet në Greqi dhe Itali

Rrjetet shqiptare të drogës, më aktivet në Greqi dhe Itali

Raportet vjetore për vitin 2021, të publikuar së fundi nga policia e anti-drogës greke dhe italiane flasin për një aktivitet të zgjeruar në fushën e drogës të rrjeteve shqiptare në dy vendet fqinje.

Sipas raportit vjetor të antidrogës greke, shifrat e shtetasve shqiptarë të arrestuar, si të përfshirë në aktivitete të drogës në Greqi mbeten të larta në vitin 2021.

Nga statistikat, 1228 shtetas shqiptarë u arrestuan duke u renditur të tretët pas shtetasve grekë dhe libanezë. Policia greke goditi gjatë vitit 2021 rreth 133 organizata shqiptare për narkotikë.

Përfshirja e organizatave sipas kombësive në vepra penale për narkotikë 2021/Greqi

Megjithëse gjatë vitit 2021 në kufirin shqiptaro grek ishin në fuqi masat kufizuese për pandeminë e koronavirusit trafikantët shqiptarë arritën të transportonin drejt Greqisë rreth 2,4 tonë kanabis të papërpunuar ose 40.84% të kanabisit të papërpunuar, të bllokuar në gjithë territorin e vendit.

Antidroga greke thotë se edhe sasi të tjera kanabisi me origjinë të panjohur dyshohet se ishin me prejardhje nga Shqipëria, pasi sekuestrimi është bërë në zona pranë kufirit greko-shqiptar.

Kombësia e të pandehurve per narkotike, viti 2021/ Greqi

Policia greke arrestoi gjatë vitit 2021 për transport kanabisi të papërpunuar 738 shtetas shqiptarë nga 806 që ishin arrestuar në 2020.

Sasitë e mëdha të kanabisit sipas policisë greke u transportuan përmes kalimeve të paruajtura nga policia në kufijtë veriorë grekë me Shqipërinë.

Anëtarë të grupeve kriminale transportuan në këmbë ose me çanta udhëtimi të ngarkuara në kafshë pako kanabis të papërpunuar, nëpër zona të pyllëzuara, të vështira dhe të shkreta të kufirit, kryesisht me Shqipërinë”, thuhet në raportin vjetor të antidrogës greke.

Një mënyrë tjetër e transportit, janë automjetet e përshtatura për transport që zakonisht futen në territorin e Greqisë nga Shqipëria, më rrallë nga kufiri Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në disa raste automjetet ku u gjet droga ishin marrë me qira ose të vjedhura.

Një rrugë e tretë sipas antidrogës greke ishte fshehja e sasive në zonën e ngarkesave në portet detare, në kabinën e shoferit dhe në hapësira të konfiguruara posaçërisht. Automjetet me origjinë nga Shqipëria, Spanja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kishin si destinacion Greqinë për të udhëtuar përmes porteve të Patrës dhe Igumenicës.

Antidroga identifikoi si një rrugë tjetër edhe transportin e drogës me motoçikleta që hynë nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me destinacion Greqinë.

Policia greke flet në raportin vjetor për drogën edhe për organizata shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës, të cilat siç vlerësohet në raport janë shumë të organizuara, të strukturuara në mënyrë hierarkike, me role dhe nivele të mirëpërcaktuara rreth udhëheqjes së tyre.

Është konstatuar, thotë raporti i antidrogës greke për vitin 2021 se organizatat ballkanike, kryesisht shqipfolëse, priren të dominojnë zinxhirin e shpërndarjes së kokainës në Evropë, duke pasur lidhje të drejtpërdrejta me organizatat e trafikimit në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Për të arritur qëllimet e tyre, organizatat kanë përfshirë sistematikisht kompanitë kryesore të transportit të mallrave dhe kanë shfrytëzuar rrugët transatlantike, me aksesin e tyre në porte të ndryshme evropiane.

Antidroga greke vlerëson se lulëzimi i tregut të kokainës ka çuar në një rritje të numrit të vrasjeve, zjarrvënieve, rrëmbimeve, torturave dhe frikësimeve në lidhje me tregtinë e saj. Antidroga greke.

Përfshirja e organizatave sipas kombësive në vepra penale për narkotikë 2021/Greqi

Raporti vjetor i antidrogës greke përfshin një nga raste e sekuestrimit më të madh të sasive të kokainës në Janar të viti 2021 ku në bashkëpunim me zyrën e DEA-s të Ambasadës Amerikane në Athinë u arrestuan 1 shtetas grek , 1 shtetas shqiptar dhe 1 shtetas kroat dhe u sekuestruan 324 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit, sipas antidrogës greke i përkisnin një organizate kriminale ndërkombëtare, e specializuar në marrjen, menaxhimin dhe trafikimin e sasive të kokainës në territorin grek.

Itali, organizatat shqiptare veçanërisht aktive në trafikun e kokainës

Raporti vjetor i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2021 shtetasit shqiptarë ishin të dytët pas marokenëve për krime të lidhura me narkotikët në Itali. Sipas raportit në Itali ishin 9232 persona të huaj të denoncuar për narkotikë nga të cilët 6223 të arrestuar dhe mes të cilëve 1581 shetas shqiptarë të denoncuar për vepra penale në fushën e drogës.

LEXO EDHE:

Back to top button