Rudi Garsia nuk është më trajner i Al Nassr dhe Ronaldos

" "

Rudi Garsía nuk është më trajner i Al Nassr. Francezi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës për shkak të problemeve sportive të ekipit dhe, veçanërisht, marrëdhënieve të tij të këqia me dhomën e zhveshjes.

Pikërsht një konfrontim i tij i fundit me futbollistët çoi në largimin e tij përfundimtar. Përtej problemeve ekstrasportive, në fushë Rudi Garsía nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit të tij.

Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad, kundërshtar me të cilin humbi së fundmi dhe është eliminuar kundër të gjitha gjasave nga Superkupa e Arabisë, në gjysmëfinale. Rudi Garsia ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabinë Saudite, si zëvendësues i Miguel Anhell Russo-s.

 

LEXO EDHE:

Back to top button