Rudiger firmos me Realin, dëshiron tituj me madrilenët

Real Madridi prezantoi mbrojtësi më i ri të skuadrës Antonio Rudiger. Pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Rudiger firmos kontratën e tij dhe më pas bëri foto me fanellën me numrin 22.

Ai falenderoi familjen e tij për mbështetjen, presidentin Perez që bëri të mundur transferimin e tij, si edhe premtoi se do të japë gjithçka për klubin më të mirë në botë.

“Faleminderit, vërtet faleminderit. Për mua dhe familjen time është një ditë shumë e veçantë. Gjëja e para që dua të bëj është të falenderoj prindërit e mirë për mbështetjen gjatë gjithë jetës sime, pa ata nuk do të kisha arritur deri këtu. Edhe une dua të falenderoj presidentin e Real Madridit që më dha mundësinë të luaj për këtë klub të madh. Anëtarëve u premtoj se do të absolutisht gjithçka. Dua të fitoj të gjithë titujt. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ishin fjalet e Rudigerit./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button