Kovaçevski: Nëse nuk marrim datë për negociata, nuk do të jetë humbje për Maqedoninë por për BE-në

Kovaçevski: Nëse nuk marrim datë për negociata, nuk do të jetë humbje për Maqedoninë por për BE-në

Nëse negociatat me Bashkimin Evropian (BE) nuk hapen së shpejti, kjo nuk do të jetë humbje për Maqedoninë, por për BE-në, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për TV Kanal5.

Kovaçevski në vazhdimësi ka deklaruar se nuk është i lidhur me data, se dëshiron një zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë për mosmarrëveshjet dhe heqjen e vetos, por jo me nxitim.

“Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë të marrin një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përndryshe do të thotë rritje e euroskepticizmit, edhe pse padyshim që kemi bërë sakrifica të mëdha dhe kemi marrë vendime të vështira”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button