Rumania dëshiron të blejë 18 fluturake turke Bayraktar TB2 për 300 milionë dollarë

Rumania dëshiron të blejë 18 fluturake turke Bayraktar TB2 për 300 milionë dollarë

Rumania dëshiron të blejë mjete ajrore luftarake pa pilot Bayraktar TB2 (UCAV) nga Turqia.

Bëhet fjalë për fluturaken që fitoi popullaritet për shkak të shkatërrimit të pajisjeve ushtarake ruse në luftën në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave, vendi dëshiron rreth 18 UCAV të tilla me një çmim të vlerësuar prej 300 milionë dollarë.

Ministria rumune e Mbrojtjes i ka dërguar një kërkesë Parlamentit për këtë qëllim, thuhet në raportet dhe nëse merr miratimin legjislativ, do të mund të nisë negociatat me kompaninë turke Baykar.

Aktualisht, Rumania nuk ka në inventarin e saj drone luftarake moderne.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shuma e vlerësuar për shitje përfshin blerjen e 18 dronëve dhe “paketën fillestare të mbështetjes logjistike dhe pajisjet specifike të trajnimit dhe stërvitjes”.

Çmimi i dronëve Bayraktar TB2 varion në varësi të pajisjeve, duke filluar nga 1 milion dollarë deri në 5 milion dollarë, sipas burimeve të specializuara në produktet e mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Back to top button