Rumenige: Mbape dhe Haland bashkohen te Reali

Lidhur me mundësinë që Erling Haaland të bëhet pasardhësi Robert Levandovski në “Allianz Arena” një ditë, tani anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Karl-Heinz Rumenige, e hodhi posht kwtw mundwsi.

“Levandovski është qendërsulmuesi më i mirë në botë, Haaland i dyti. Unë mendoj se Bayerni duhet të jetë i interesuar që Robert të qëndrojë përtej përfundimit të kontratës aktuale, e cila mbaron më 2023.

Nënshkrimi i Haaland është një investim i madh. Unë nuk mendoj se ai do të shkojë te Liverpool. E njoh pronarin e ‘Reds’ shumë mirë dhe nuk është se e hap shumë kuletën. Sa i përket Haaland, nuk do ta përjashtoja kalimin te Real Madridi. Ndoshta Perez do ta hapë kuletën pak më shumë gjatë verës së ardhshme. Ndoshta do të marrë Haaland dhe Kylian Mbapé,” tha mes tjerash Rumenige.

LEXO EDHE:

Back to top button